Banorët e fshatit Kuç i Zi në Korçë janë mbledhur në protestë pasi uji në shtëpitë e tyre shkon vetëm një orë në ditë.
Janë 900 banorë të fshatit, të cilët kanë treguar se vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Ata thonë se janë taksapagues të rregullt. Të indinjuar ata thonë se Bashkia i ka lënë pas dore.
Sipas tyre, zgjidhja mbetet që menaxhimi i ujit të bëhet sërish nga vetë banorët dhe jo nga ujësjellësi.
Fshati Kuç i Zi ndodhet vetëm 10 km larg qytetit të Korçës, ndërsa mungesa e vëmendjes duket jo vetëm gjatë verës, por edhe në stinën e ftohtë të dimrit.