Banka Raiffeisen dhe Visa lansojnë kuletën digjitale RaiPay - Gazeta Express
string(59) "banka-raiffeisen-dhe-visa-lansojne-kuleten-digjitale-raipay"

Gazeta Express

29/09/2020 18:43

Banka Raiffeisen dhe Visa lansojnë kuletën digjitale RaiPay

Gazeta Express

29/09/2020 18:43

Banka Raiffeisen dhe Visa prezantojnë kuletën digjitale RaiPay ,e cila ju mundëson të bëni pagesa të sigurta drejtëpërdrejtë nga telefoni juaj, pa pasur nevojë të mbani me vete kartelat Visa.

Kuleta digjitale RaiPay fillimisht do të jetë funksionale për pajisjet që operojnë me sistemin operativ Android 5.0 apo më të ri, si dhe përkrahin teknologjinë NFC (Near Field Communication).

Lexo Edhe:

Pagesat me RaiPay janë të sigurisë së lartë pasiqë gjatë realizmit të pagesës do të përdoret kartela digjitale, një token i cili është i ndryshëm nga numri i kartelës, duke e bërë kështu të mundur që numri i kartelës të mos shpaloset asnjëherë.

Ju mund të paguani në të gjitha POS terminalet që mbështesin pagesat me rreze dhe përkrahin kartelat e brendit Visa, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Për të instaluar dhe përdorur aplikacionin RaiPay, telefoni juaj duhet:

– Të posedojë teknologjinë NFC, opcion i cili duhet të jetë i aktivizuar;
– Të ketë të përditësuar versionin Android 5.0, apo me të ri;
– Të ketë të aktivizuar çelësin (screen lock), përndryshe RaiPay nuk do të funksionojë nëse përdoruesi nuk përdor ndonjë metodë të mbylljes (lock) të ekranit të telefonit përmes PIN-it, fjalëkalimit, apo kyçjes biometrike.
– Të ketë qasje në internet gjatë regjistrimit të kartelave. Pas regjistrimit të kartelave, qasja në internet nuk është e domosdoshme për të realizuar pagesat.

Aplikacionin RaiPay mund të gjeni në Google Play Store, ndërsa për udhëzimet rreth shkarkimit dhe instalimit të aplikacionit, mund t’i referoheni manualin e përdorimit.