string(51) "banka-qendrore-holandeze-mbani-disa-para-nen-dyshek"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 10:46

Banka qendrore holandeze: Mbani disa para nën dyshek

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 10:46

Familjet duhet të kenë gjithmonë një shumë të vogël parash në dorë për t’u përballur me situata kur sistemet për pagesa elektronike nuk funksionojnë, shkruan Politico.

Banka Qendrore e Holandës njoftoi të martën se çdo anëtar i rritur i një familjeje duhet të ketë 70 euro në para të gatshme, ndërsa çdo fëmijë 30 euro.

Sipas autoriteteve holandeze, arsye për këtë rekomandim janë sulmet kibernetike dhe tensionet gjeopolitike, të cilat po rrisin rrezikun e mosfunksionimit të sistemeve elektronike të pagesave.

Këto këshilla vijnë pas ndërprerjeve të energjisë elektrike që ndodhën së fundmi në Spanjë dhe Portugali, duke bërë që përkohësisht të dalin jashtë funksionit sistemet e pagesave digjitale.

Sipas Bankës Qendrore të Holandës, shumësia e rekomanduar e parave duhet të mjaftojë për të përmbushur nevojat bazë për tre ditë, siç janë uji, ushqimi, barnat dhe transporti.

Po ashtu, banka u bëri thirrje tregtarëve që të kenë metoda alternative të pagesës, si për shembull përdorimi i QR kodeve.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka deklaruar në mars të këtij viti se të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian duhet të jenë të përgatitur për situata të jashtëzakonshme si lufta apo katastrofat natyrore. Komisioni rekomandon që çdo familje të ketë furnizime të mjaftueshme për tre ditë.