Banka ProCredit sjell Apple Pay në Kosovë për klientët e saj - Gazeta Express
string(60) "banka-procredit-sjell-apple-pay-ne-kosove-per-klientet-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

29/08/2025 11:17

Banka ProCredit sjell Apple Pay në Kosovë për klientët e saj

Lajme

Gazeta Express

29/08/2025 11:17

Prishtinë, Gusht 2025 – ProCredit Bank Kosova, në 25-vjetorin e veprimtarisë së saj në tregun bankar në Kosovë, prezanton Apple Pay për klientët e saj – një mënyrë më të sigurt, më të mbrojtur dhe më private për të paguar me iPhone dhe Apple Watch. Ky shërbim i ri u mundëson klientëve të shmangin dhënien e kartelës së pagesës personave të tjerë, prekjen e butonave fizikë apo shkëmbimin e parasë në dorë, duke përdorur fuqinë e iPhone për të mbrojtur çdo transaksion.

Klientët mund të kryejnë pagesa pa kontakt, duke afruar iPhone ose Apple Watch pranë terminalit të pagesës. Çdo transaksion me Apple Pay është i sigurt, sepse verifikohet përmes Face ID, Touch ID ose kodit të pajisjes, si dhe një kod unik sigurie që gjenerohet për çdo pagesë. Apple Pay pranohet gjerësisht në supermarkete, barnatore, taksi, restorante, kafene, dyqane dhe shumë pika të tjera shitjeje.

Gjithashtu, Apple Pay mund të përdoret edhe në iPhone, iPad dhe Mac për blerje më të shpejta e më të përshtatshme në aplikacione ose në internet përmes Safari, pa qenë nevoja të krijohen llogari apo të shtypen vazhdimisht të dhënat e transportit dhe faturimit. Apple Pay lehtëson pagesat për ushqim dhe dërgesa, blerje online, transport, parking dhe shërbime të tjera të përditshme. Po ashtu, Apple Pay mund të përdoret edhe në aplikacione përmes Apple Watch.

Siguria dhe privatësia janë themelore për Apple Pay. Kur klientët përdorin kartelat e tyre debitore ose kreditore me Apple Pay, numrat realë të kartelës nuk ruhen as në pajisje, as në serverët e Apple. Në vend të tyre, krijohet një Numër Unik i Llogarisë së Pajisjes (Device Account Number), i cili enkriptohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt në Secure Element – një çip i certifikuar sipas standardeve të industrisë, i dizajnuar për të mbajtur të dhënat e pagesës të mbrojtura në pajisje.

Apple Pay është i lehtë për t’u aktivizuar. Në iPhone, klientët duhet të hapin aplikacionin Wallet, të zgjedhin shenjën + dhe të ndjekin hapat për të shtuar kartelat debitore apo kreditore të ProCredit Bank Kosova. Pasi kartelat të jenë shtuar në iPhone, Apple Watch, iPad apo Mac, Apple Pay mund të përdoret menjëherë. Klientët do të vazhdojnë të përfitojnë nga të gjitha shpërblimet dhe përfitimet që ofrojnë kartelat e tyre të ProCredit Bank Kosova.

Për më shumë informacion për Apple Pay, vizitoni: https://www.procreditbank-kos.com/shq/apple-pay dhe https://www.apple.com/apple-pay/

Për më shumë informacion për ProCredit Bank Kosova, vizitoni: https://www.procreditbank-kos.com

ProCredit është një bankë gjermane e orientuar drejt zhvillimit në Evropën Lindore dhe Juglindore, e përkushtuar në mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe të individëve privatë, duke promovuar rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.