string(101) "banka-e-shqiperise-vendos-kufizime-te-reja-per-kredite-e-banesave-tavan-per-shumen-dhe-kestin-e-huase"

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 16:45

Banka e Shqipërisë vendos kufizime të reja për kreditë e banesave, tavan për shumën dhe këstin e huasë

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2025 16:45

Banka e Shqipërisë ka vendosur masa të reja kufizuese për kreditë që qytetarët mund të marrin për blerjen e banesave, në një përpjekje për të frenuar rreziqet në tregun financiar dhe për të garantuar stabilitetin monetar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi se është vendosur një tavan për shumën e huasë që mund të përfitojnë qytetarët, si dhe për këstin mujor që ata do të paguajnë.

“Vendosëm një tavan për kredinë që do të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kemi vënë tavan për këstin e kredisë. Maksimumi i huasë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë ose më shumë. Maksimumi 40% do të jetë kësti i kredisë në lekë Maksimumi 30% do të jetë kësti i kredisë për atë në valutë”, tha ai.