Një banesë dy katëshe në fshatin Kotodesh të Përrenjasit është përfshirë nga flakët këtë të enjte për shkaqe ende të panjohura.
Në banesë jetonin 8 persona. Fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes kanë mundur të dalin në kohë nga banesa pa pësuar lëndime serioze.
Tashmë ata qëndrojnë në qiell të hapur, teksa banesa e tyre është shkrumbuar plotësisht./Express