“Bam bam bam që të fillojë puna”, video e Ramës dhe Vangjush Dakos, Paloka: Po mbyllen skandalet me ca “koka turku”


Gazeta Express
14 Dhjetor 2019 14:43

“Sipas drejtuesve te policise dhe prokurorise ne Durres ; pas “nje pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofes. Plot 17 urdher ndalime…”. Keshtu e ironizon nenkryetari i PD Edi Paloka njoftimin e Policise se Shtetit per ndalimet e kryera sot per personat qe akuzohen si pergjegjes per demet e shkaktuara pas termetit te rende te 26 nentorit qe mori dhjetra jete njerezish.

Paloka ka publikuar ne FB edhe nje video ku duket kryeministri Rama me Bledi Çuçin dhe aty degjohet edhe ish kryebashkiaku Vangjush Dako qe flet per dokumente.

POSTIMI I PLOTE

Rama e nxorri Gjushin prape “akullore”…!!!

Sipas drejtuesve te policise dhe prokurorise ne Durres ; pas “nje pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofes. Plot 17 urdher ndalime…

“Fajtoret” rezultokan disa inspektore lagjesh, ndonje “ndertues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjte e pallateve!

Gjushit nuk i del emri kurrekund!!!

Ne Durres e di dhe qytetari me i fundit se Vangjush Dako eshte kryepergjegjes per kete situate, jo vetem se ka mbi dhjete vjet qe drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qene i implikuar direkt, me firmen e tij “3D” , ne ndertimin e shumices se pallateve te demtuara. Kete fakt e kane denoncuar dhe keto dite me dhjetra qytetare durrsak. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmes se tij,

Gjushi edhe ndertonte me firmen e tij !

Po pse atehere emri i Gjushit nuk del ne listen e polico-prokurorise se Durresit?!

Shume e thjeshte dhe e qarte per kedo; Gjushi ka mbrojtjen direkte te Rames i cili gjate gjithe kesaj kohe po kujdeset personalisht qe mos preken pergjegjesit e vertete, po si ne gjithe rastet e tjera, te mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga rradhet e ushtareve.
Rama po kerkon ta nxjerre dhe nje here Gjushin “akullore” dhe kjo ben sens. Gjushin deri dje ne Durres e quanin “Bankomati i Rames” ! Ne fakt tanime eshte me prova se Gjushi e ka PAGUAR ( me kuptimin me te pare te fjales) imunitetin e tij, prandaj ne vend qe te ishte ne qeli, eshte rikthyer me urdher te Rames ne zyren e bashkise per te rregulluar “ATO LETRAT”

Te fundit


Kthehu lart