Balotelli seç herë e më afër largimit nga Brescia - Gazeta Express
string(49) "balotelli-sec-here-e-me-afer-largimit-nga-brescia"

Balotelli seç herë e më afër largimit nga Brescia

Gazeta Express

26/05/2020 21:44

Mario Balotelli dhe Brescia duket se kanë thyer çdo urë komunikimi. Sulmuesi i Brescias ka probleme me klubin dhe tashmë asgjë nuk është e fshehtë. Lojtari nuk po stërvitet me ekipin e parë.

Ish-futbollisti i kombëtares së Italisë nuk ka qenë nën urdhrat e trajnerit Diego Lopez.

Lexo Edhe:

Ky i fundit nuk e ka patur në dispozicion, pasi Balotelli është stërvitur në mënyrë individuale në një fushë të rezervuar për të rinjtë.

Ai është pyetur nga Gazzetta dello Sport për situatën e tij dhe përgjigjja e tij ka qenë e shkurtër dhe e shpejtë: “Nuk kam asnjë koment”.

Balotelli duket se e ka mbyllur me Brescian dhe pret vetëm verën të largohet.