“Balotelli është i çmendur” - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

14/07/2020 22:22

“Balotelli është i çmendur”

Futboll

Gazeta Express

14/07/2020 22:22

I intervistuar nga e përditshmja Ole, ish-sulmuesi i Milanit që sot luan te Sevilla, Lucas Ocampos, ka folur për Cristiano Ronaldon dhe ish-shokun e skuadrës Mario Balotellin.

RONALDO – “Kam qenë një fans i madh i tij që në fëmijëri. Në vitin 2009, kur Manchester United i Cristianos ishte në modë, ishte edhe Carlitos Tevez”.

“Mbaj mend se në atë periudhë zgjohesha herët në Argjentinë për të parë ndeshjet. E vërteta është se është një lojtar që më ka pëlqyer gjithmonë dhe që e kam admiruar”.

RONALDO ARGJENTINAS? – “Cristiano argjentinas? Jo, jo… ndihem si një lojtar që ka të njëjtët karakteristika. Loja ime bazohet tek ajo, te fuqia fizike, sprintet dhe të gjitha gjërat që vë në dukje ai. Por, natyrisht, ai është vite dritë larg”.

BALOTELLI – “Balotelli është një fenomen. Njerëzit mendojnë se është i çmendur, por është një i çmendur i mirë. Është një lojtar që argëton shumë shokët e skuadrës dhe shumë i rëndësishëm në fushën e lojës. Argëtohesh, është një personazh”, ka thënë Ocampos.