Balotelli është ende “i sëmurë” - Gazeta Express
string(29) "balotelli-eshte-ende-i-semure"

Gazeta Express

04/06/2020 22:30

Balotelli është ende “i sëmurë”

Gazeta Express

04/06/2020 22:30

“Akoma i sëmurë”, ky është titulli që Mario Balotelli përdori në Instagram nën një fotografi të tij, që e portretizon atë të shtrirë.

Lojtari i Brescias, sikurse veproi dje, nuk u paraqit në dy seancat stërvitore që ishin programuar dhe do të bëjë të njëjtën gjë gjatë gjithë javës.

Lexo Edhe:

Versioni i Balotellit është se klubi ka qenë i informuar për problemin e tij gastrointestinal.

Një pretendim për të cilin vetë shoqëria bën të ditur se nuk është në dijeni, pasi në orët e planifikuara për stërvitjen e Balotellit, trajnerët atletikë dhe fizioterapistët janë rregullisht të pranishëm në terren.

Ky, me sa duket, është akti i fundit i tregimit të historisë se Marios dhe Brescias.

Klubi italian po bën gati dosjen me të gjitha provat që do të hedhin poshtë provat e futbollistit.