Balotazhi sot, shefi i EULEX’it: Bashkë me Policinë dhe KFOR’in po monitorojmë situatën e sigurisë - Gazeta Express
string(94) "balotazhi-sot-shefi-i-eulexit-bashke-me-policine-dhe-kforin-po-monitorojme-situaten-e-sigurise"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 14:33

Balotazhi sot, shefi i EULEX’it: Bashkë me Policinë dhe KFOR’in po monitorojmë situatën e sigurisë

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 14:33

Sot është duke u zhvilluar balotazhi i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin liderët e komunave, për katër vitet e ardhshme.

Për këtë ka reaguar, shefi i EULEX’it, Giovanni Barbano. Ky i fundit ka thënë se EULEX është në terren duke monitoruar situatën e sigurisë, shkruan Gazeta Express.

Nga Barbano është theksuar se kjo po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si dhe me KFOR’in.

‘’Ndërsa Kosova po zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, patrullat mobile të Njësive të Policisë së Formuar dhe të Policisë së Formuar Rezervë të EULEX janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR, në mënyrë që çdo qytetar me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm dhe paqësisht të drejtën e tij për të votuar’’, është thënë nga Barbano. /GazetaExpress