“Ballukun e çojmë në Kushtetuese”, Rama: Pezullimi nga GJKKO cenim i ekzekutivit - Gazeta Express
string(76) "ballukun-e-cojme-ne-kushtetuese-rama-pezullimi-nga-gjkko-cenim-i-ekzekutivit"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 13:21

“Ballukun e çojmë në Kushtetuese”, Rama: Pezullimi nga GJKKO cenim i ekzekutivit

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 13:21

Kryeministri Edi Rama tha se vendimi i Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku është “shkelje arbitrare e kompetencave të ekzekutivit”.

Në konferencën për mediat pas samitit me vendet e rajonit, Rama u shpre se qeveria do respektojë vendimin e GJKKO, por do kërkojë drejtësi “për cënimin e pavarësisë së ekzekutivit dhe Parlamentit në Gjykatën Kushtetuese”.

“Ky është një lart unikal në historinë e Europës, po ashtu dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë. S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe gjykatës të pezullojnë nga detyra një anëtare qeverie, por, nëse një prokuror special dhe gjykatës i shkallës së parë speciale kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenimi i funksionimit të pushtetit tjetër të pavarur duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe Parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë. Për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit.

Ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre masave me asnjë lloj të këtij arbitrariteti. As nuk do të angazhohemi larg qoftë me asnjë betejë politike-retorike me drejtësinë, por do të vazhdojmë me pavarësinë tonë. Do e respektojmë pezullimin e ministres dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia në gjykatën kushtetuese. Këta jemi ne, ky jam  unë dhe kështu do të jetë deri në fund për privilegjin që do qeverisë Shqipërinë që ta bëj pjesë të BE-së”, tha Rama.