Balluku takon Zoran Zaev: Jetësimi i korridorit të VIII, projekti më ambicioz, kemi plan të qartë - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2021 11:44

Me i fundit

Balluku takon Zoran Zaev: Jetësimi i korridorit të VIII, projekti më ambicioz, kemi plan të qartë

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2021 11:44

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Vjenë të Austrisë, ka zhvilluar një diskutim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nëpërmjet një mesazhi në “facebook”, shoqëruar edhe me foto, ministrja Balluku thekson se ka diskutuar me kryeministrin Zaev për jetësimin e korridorit të VIII, si një projekt ambicioz mes vendeve tona.

“Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e 🇲🇰Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij”, shkruan Balluku.