Balluku: Shqipëria drejt hapjes së ambasadës në Azerbajxhan - Gazeta Express
string(76) "balluku-shqiperia-drejt-hapjes-se-ambasades-ne-azerbajxhan-3-ceshtjet-e-kyce"

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 14:49

Balluku: Shqipëria drejt hapjes së ambasadës në Azerbajxhan

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 14:49

Zv/Kryeministrja dhe ministrja e Energjetikës Belinda Balluku ka zbuluar 3 çështjet kryesore të diskutimit mes dy palëve gjatë vizitës në Azerbajxhan ku ndodhet bashkë me Kryeministri Edi Rama dhe ministren Mirela Kumbaro.

Në një postim në rrjetet sociale, Zv/Kryeministrja thotë se kanë folur për hapjen e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku, gazifikimi i Shqipërisë të nisë me Korçën dhe pjesëmarrja e SOCAR në projektin e integruar të Vlorës.

Lexo Edhe:

Hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku, projekti i gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën, pjesëmarrja aktive e SOCAR në projektin e integruar rajonal të Vlorës, ishin vetëm tre nga prioritetet strategjike që u vendosën për të avancuar sa më parë. Çështje të tjera ekonomike e diplomatike u panë me interes nga të dy delegacionet për t’u diskutuar më tej në nivel teknik. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit sot janë në nivelin më të lartë dhe premtues për bashkëpunimet e së ardhmes”, shkruan në Facebook zv/Kryeministrja Belinda Balluku. 

/Gazeta Express