Balluku shpjegon si do funksionojë Operatori Kombëtar i Ujit në Shqipëri - Gazeta Express
string(72) "balluku-shpjegon-si-do-funksionoje-operatori-kombetar-i-ujit-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

03/09/2025 18:52

Balluku shpjegon si do funksionojë Operatori Kombëtar i Ujit në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

03/09/2025 18:52

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, e konsideron të mbyllur fazën e parë të reformës për sektorin e furnizimit me ujë. Ajo theksoi se po hedhin hapat e parë drejt fazës së dytë, me synimin për të krijuar një Operator Kombëtar të prodhimit dhe shpërndarjes së ujit (OPU), që sipas kryeministrit Rama, do jetë gati në janar të vitit që po vjen.

Ministrja Balluku shpjegoi sot, më 3 shtator, se si do funksionojë OPU.

Zëvendëskryeministrja Balluku, u shpreh se faza e parë e fragmentimit të 58 ndërmarrjeve në vend ka përfunduar, pavarësisht vështirësive të hasura.

“Unë nuk do desha që të përsëris sa i përket situatës që ne kemi gjetur sektorin e ujësjellësit kanalizime duke nisur nga viti 2013. Edhe prezantimi që do të ndjekë ndërkohë tregon një krahasim që ne kemi marrë me vitin 2020 si viti i fundit kur ne nisëm të ngjizim, e më pas të implementonim një reformë, e cila ka përmbyllur fazën e saj të parë“, tha ajo.

“Duke ndarë njëherë e mirë përgjegjësinë mes prodhuesit, shpërndarësit dhe në të ardhmen dhe furnizuesit. Në fazeën e dytë do qëndrojmë në ndarjen në dy komponentet, prodhim dhe shpëndarje dhe në janar 2027 do ndahet shpërndarësi te kompanitë e shpërndarësit dhe furnizuesit.”

U ndal te disa të dhëna të rëndësishme, sa i takon numrit të burimeve që kemi në vend.

“Kemi 1 175 sisteme ujësjellësi me 1602 burime të ujit të pijshëm”, tha Balluku.

“584 janë burime malore, kemi 589 sisteme pompimi dhe 584 sisteme gravitacionale. Të gjitha zonat që janë të furnizuara me sisteme pompimi siç është Durrësi, janë ndërmarrjet me koston më të lartë”, shtoi më tej.

Struktura e Operatorit të Prodhimit të ujit OPU, do të mbështetet në organizim rajonal për ndarjen hidrologjike në katër rajone.

Krijimi i tyre sjell optimizim të aseteve tona dhe të fuqisë ose burimeve njerëzore, duke përdorur kapacitetet që kemi për Shkodrën, Vlorë apo Gjirokastër”, tha ministrja.

Sipas saj, OPU do shërbejë si garantor i monitorimit teknik dhe laboratorik të rrjetit.

Shtoi se do ketë Qendrën e tij të Prodhimit, duke ulur kështu numrin e angazhimit të personave në këto procese.