Balluku prezanton administratorët e rinj në Fier - Gazeta Express
string(48) "balluku-prezanton-administratoret-e-rinj-ne-fier"

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 16:49

Balluku prezanton administratorët e rinj në Fier

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 16:49

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot administratorët e rinj të njësive administrative në qarkun e Fierit, gjatë një takimi të zhvilluar me praninë e kryetarit të bashkisë, Armando Subashi.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi rëndësinë e reformimit të administratës lokale, duke përshëndetur procesin përzgjedhës gjithëpërfshirës të ndjekur nga bashkia, i cili ka sjellë prurje të reja, por edhe rikonfirmime të drejtuesve me performancë pozitive.

Ministrja vuri theksin në dy çështje kyçe për administratorët e rinj:

1.Lirimi i hapësirave publike – Balluku e konsideroi Fierin si një qytet me situatë më të menaxhueshme krahasuar me Tiranën apo Vlorën, por theksoi se problematika si zaptimi i shesheve apo bllokimi i aksesit për emergjencat mbeten shqetësime serioze.

2.Përmirësimi i shërbimeve administrative, me fokus tek shtresat në nevojë – Ministrja ngriti shqetësimin për raste ku qytetarët, veçanërisht të moshuarit, detyrohen të paguajnë për shërbime që duhet të ofrohen falas në njësitë administrative.

“Kjo është e papranueshme dhe duhet të marrë fund. Administrata duhet të jetë më efikase dhe më e ndjeshme ndaj qytetarëve”, u shpreh Balluku.

Në përmbyllje të takimit, ajo theksoi se mbështetja që qeveria ka marrë në Fier është një përgjegjësi që kërkon punë konkrete dhe përkushtim në çdo zyrë e njësi, për të justifikuar besimin e qytetarëve.