Balluku "normalizon" sulmet kibernetike: Nuk ka pasur hakera rusë apo serbë - Gazeta Express
string(72) "balluku-normalizon-sulmet-kibernetike-nuk-ka-pasur-hakera-ruse-apo-serbe"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 13:15

Balluku “normalizon” sulmet kibernetike: Nuk ka pasur hakera rusë apo serbë

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 13:15

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë lidhur me hakerat që sulmuan muajt e fundit sistemet shqiptare.

Ndërkohë e pyetur nëse krahas atyre iranianë, ka pasur hakera rusë apo serbë që kanë ndërhyrë në sistemet shqiptare, Balluku tha se nuk ka të dhëna për struktura të tjera veç atyre që janë bërë të ditura.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, zv/kryeministrja theksoi se sulmet kibernetike sot janë një normalitet dhe për këtë “mund të pyesni bankat apo telefonitë celulare.”

“Kurse, rasti i korriku dhe shtatori ishte sulm i organizuar, vjen nga katër burime, devastant ka pasur si synim të fshinte të gjitha sistemet tona dhe nuk ia ka dalë.”

Kurse, sa i përket situatës në kampin e muxhahedinëve në Manzë, ministrja pohoi se ndaj tyre po kushtohet një vëmendje e shtuar nisur edhe nga situata aktuale.

“Në republikën tonë kanë një marrëveshje me qeverinë për aktivetet që u lejohen ose jo. Vëmendja është e shtuar. Nuk duhet harruar që kanë ardhur si grup për mbrojtje humanitare.” 

/Gazeta Express