Balluku: Buxheti 2023 do të mbahet mend për rritjen e pagave dhe bumin turistik - Gazeta Express
string(78) "balluku-buxheti-2023-do-te-mbahet-mend-per-rritjen-e-pagave-dhe-bumin-turistik"

Shqiperi

Gazeta Express

07/11/2024 19:21

Balluku: Buxheti 2023 do të mbahet mend për rritjen e pagave dhe bumin turistik

Shqiperi

Gazeta Express

07/11/2024 19:21

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot në Kuvend se projektbuxheti i vitit 2025 është frymëzues për ekonominë shqiptare dhe mbi të gjitha, pasqyrim i qartë i zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, mbështetur mbi vizionin “Shqipëria 2030”.

“Ky nuk është viti i parë që buxhetet tona janë konsoliduar, janë buxhete të mirëstudiuara duke pas parasysh që tashmë nuk bëjmë më as projekte e as reforma elektorale, por projekte të ndërlidhura të mirëstudiuara sektoriale, të cilat praktikisht kanë për qëllim rritjen ekonomike të vendit, qëndrueshmërinë ekonomike të vendit”, deklaroi ajo.

Lexo Edhe:

Sipas saj, reformat kanë nisur të japin rezultatet e tyre, siç po japin, shtoi ajo, dhe projektet e mëdha të cilat realizohen vit pas viti.

“Viti 2023 është viti i parë i normalitetit ekonomik e financiar të vendit tonë pas tërmetit të 2019-ës, pandemisë dhe krizës energjetike të 2022-shit”, tha Balluku.