Ballkanit dhe Dritës u lejohet nga një tifoz i veçantë në stadium, leje speciale për Kobën dhe Evin - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

30/05/2020 22:26

Ballkanit dhe Dritës u lejohet nga një tifoz i veçantë në stadium, leje speciale për Kobën dhe Evin

Sport

Gazeta Express

30/05/2020 22:26

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Avdullah Berisha, i njohur me nofkën Evi, dhe Bujar Gollopeni, i njohur me nofkën Koba, do të lejohen t’i ndjekin ndeshjet e futbollit të ekipeve të zemrës.

Kampionati në Ipko Superligën e Kosovës dhe Kupën e Kosovës ka qenë i pezulluar që nga muaji mars shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tashmë skuadrat janë kthyer në skuadra ndërsa javën e ardhshme do të rinisin edhe ndeshjet, të cilat megjithatë do të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura.

Përderisa tifozët nuk do të kenë të drejtë t’i përcjellin ekipet e tyre të zemrës nga stadiumet, ky rregull nuk vlen për tifozë të veçantë, si Evi i Dritës dhe Koba i Ballkanit.

“Avdullah Berisha (Evi) dhe Bujar Gollopeni (Koba) janë dy tifozët e veçantë që do të lejohen të hyjnë në stadium për të parë skuadrat e zemrës gjatë ndeshjeve të futbollit tonë”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Ministria e Shëndetësisë vendosur që ndeshjet e futbollit të luhen pa shikues, me përjashtim tē rasteve si i tifozëve në foto”. /Gazeta Express/