Ballkaniku U20 në Beach Volley, edhe ekipi kosovar i djemve e shijon fitoren e parë - Gazeta Express
string(82) "ballkaniku-u20-ne-beach-volley-edhe-ekipi-kosovar-i-djemve-e-shijon-fitoren-e-pare"

Ballkaniku U20 në Beach Volley, edhe ekipi kosovar i djemve e shijon fitoren e parë

Sporte tjera

Gazeta Express

26/08/2023 12:58

Edhe në konkurencën e djemve, pak çaste pas futores së vajzave, është regjistruar fitorja e parë e Kosovës në BVA Kampionatin Ballkanik në beach volley.

Në ndeshjen e fundit të grupit A, dyshja kosovare Enes Shabani/Yll Salihu, shênoi fitore ndaj çiftit nga Shqipëria G. Talani/S. Kamenice, ne rezultat 2-0, në sete 21:10 dhe 21:17.

Lexo Edhe:

Pas dy humbjeve nga Rumania e Moldavia, djemtë e drejtuar nga Kastriot Azemi e kanë gjetur fitoren, duke iu gëzuar triumfit të parë në këtë garë ballkanike, të grupmoshës U20.

Me këtë ndeshje, Kosova e ka mbyllur në pozitën e tretë aventurën në BVA Kampionatin Ballkanik U20 në beach volley.

Dy të parët e grupit Rumania e Moldavia kanë vazhduar tutje nga Grupi A.

Garat në këtë kampionat i vazhdon dyshja e vajzave Laura Zeneli/Agnesa Koxha, e cila do ta zhvillojë ndeshjen e rradhës në pasditen e sotme, në orën 16:40 ndaj ekipit Rumania 2, në përbërje prej B. Maria/F. Briana.