Ballkani – Zalgiris/ Vlera e ekipeve, mosha mesatare dhe forma nga ndeshjet e fundit - Gazeta Express
string(80) "ballkani-zalgiris-vlera-e-ekipeve-mosha-mesatare-dhe-forma-nga-ndeshjet-e-fundit"

Ballkani – Zalgiris/ Vlera e ekipeve, mosha mesatare dhe forma nga ndeshjet e fundit

Sport

Gazeta Express

04/07/2022 21:57

Pas shpalljes kampion për herë të parë në histori të klubit, Ballkani do të marrë pjesë edhe në garat evropiane për herë të parë.

Më 5 korrik, Ballkani do të përballet me Zalgirisin në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00.

Zalgiris është nëntë herë kampion i Lituanisë, teksa 13 herë e ka fituar Kupën dhe shtatë herë Superkupën.

Ballkani, përveç titullit të fituar në sezonin e fundit (2021/22), nuk ka trofe tjetër të fituar.

Më poshtë ua sjellim moshën mesatare, vlerën në treg të të dyja ekipeve bazuar në “Transfermarkt” dhe formën nga ndeshjet e fundit.

Mosha mesatare: 25.2 është mosha mesatare e futbollistëve të Ballkanit – 25.8 është mosha mesatare e futbollistëve të Zalgirisit.

Vlera: 4.05 milionë euro vlera e Ballkanit – 6.85 milionë euro vlera e Zalgirisit.

Forma nga ndeshjet e fundit: Ballkani ka 2 fitore dhe 1 humbje nga tri ndeshjet e fundit, por që duhet theksuar se ndeshjet ishin miqësore në kuadër të përgatitjeve – Zalgiris ka 4 fitore radhazi nga 5 ndeshjet e fundit në “A Lyga”, krahas një humbjeje. Në Lituani tashmë janë zhvilluar 18 xhiro në kampionat, teksa Zalgirisi udhëheq në tabelë me 41 pikë. /Gazeta Express/