Ballkani - Zalgiris, pjesa e parë mbyllet baras - Gazeta Express
string(44) "ballkani-zalgiris-pjesa-e-pare-mbyllet-baras"

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 20:47

Ballkani – Zalgiris, pjesa e parë mbyllet baras

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 20:47

Ka përfunduar pjesë e parë në ndeshjen debutuese të Ballkanit në arenën ndërkombëtare, konkretisht në Ligën e Kampionëve.

Në raundin e parë kualifikues të kësaj gare, kampionët e Kosovës janë duke u përballur me kampionët nga Lituania, Zalgiris – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e parë është duke u zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa 45 minutat e parë janë mbyllur me rezultatin 1:1.

Ballkani kaloi fillimisht në epërsi përmes Nazmi Gripshit, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 15-të.

Mysafirët arritën që ta barazonin rezultatin pas dhjetë minutave, falë Oliver Buff, i cili shënoi me kokë nga afërsia. /Gazeta Express/