Ballkani ka arkëtuar tre pikë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Gjilanin me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Suhareka e nisi fuqishëm takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Almir Kryeziut. Gjilani arriti të reagojë dhe të barazojë, por Ballkani gjeti sërish rrugën e golit në pjesën e dytë.
Në minutën e 64-të, Albert Diene shënoi golin e fitores, njëkohësisht goli i tij i parë me fanellën e Ballkanit, duke vulosur suksesin e mysafirëve në stadiumin e Gjilanit.
Me këtë fitore, Ballkani vazhdon të mbajë vendin e parë në tabelë me 36 pikë, ndërsa në mesjavë do të përballet me Prishtinën në kuadër të garave të Kupës. /GazetaExpress