Ballkani triumfon ndaj Drenicës dhe rimerr kreun e tabelës - Gazeta Express
string(58) "ballkani-triumfon-ndaj-drenices-dhe-rimerr-kreun-e-tabeles"

Futboll

Gazeta Express

01/03/2026 14:54

Ballkani triumfon ndaj Drenicës dhe rimerr kreun e tabelës

Futboll

Gazeta Express

01/03/2026 14:54


Ballkani ka marrë një fitore të madhe në garën për titull, duke e rikthyer kreun e tabelës përkohësisht.

Skuadra suharekase ka triumfuar ndaj Drenicës në Suharekë, minimalisht prej 1-0. 

Ishte Giovanni Ribeiro që shënoi golin e fitores në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 78-të. 

Me një gol dhe tri pikë, Ballkani e gjen vetën prapë në vendin e parë në tabelë – të paktën përkohësisht, deri në derbin Prishtina – Drita, që luhet sonte nga ora 20:00. 

Momentalisht, Ballkani ka 39 pikë në tabelë, një më shumë se Drita e tri më shumë se Prishtina – që kanë nga një ndeshje më pak. 

Ndërkohë, Drenica është e fundit në tabelë pas këtij rezultati, me 21 pikë të tubuara – një më pak se Prishtina e Re në vendin e nëntë dhe dy më pak se Ferizaj në pozitën e barazhit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement