Ballkani synon ta ruajë kapitalin dhe të shkojë tutje në Ligën e Konferencës - Gazeta Express
string(76) "ballkani-synon-ta-ruaje-kapitalin-dhe-te-shkoje-tutje-ne-ligen-e-konferences"

Sport

Gazeta Express

14/08/2025 10:05

Ballkani synon ta ruajë kapitalin dhe të shkojë tutje në Ligën e Konferencës

Sport

Gazeta Express

14/08/2025 10:05

Ballkani do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka do ta vizitojë ekipin Shamrock Rovers, të cilin e mposhti javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat minimal, 1:0.

E tash, ekipi Portokalli do të mundohet ta ruajë këtë kapital në ndeshjen e sontme, e cila do të luhet në stadiumin “Tallagt Stadium” në Dublin, shkruan “Gazeta Express”.

Nënkampioni i Kosovës do të mundohet që me kundërsulme të shpejta ta dënojë kundërshtarin dhe ta paketojë kështu kualifikimin në “play-off”.

Nga ana tjetër, irlandezët e kanë synim përmbysjen e rezultatit dhe ata besojnë se do ta bëjnë këtë, të prirë nga tifozët e tyre të zjarrtë.

Siç dihet, Ballkani është ekipi më i suksesshëm kosovar në garat evropiane pasi ka shkuar dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja mes Shamrock Rovers dhe Ballkanit do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express