Ballkani s’sheh alternativë tjetër pos fitores sonte në Ligën e Konferencës - Gazeta Express
string(74) "ballkani-ssheh-alternative-tjeter-pos-fitores-sonte-ne-ligen-e-konferences"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 9:10

Ballkani s’sheh alternativë tjetër pos fitores sonte në Ligën e Konferencës

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 9:10

Ballkani do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Therandasit do të kenë punë me ekipin Shamrock Rovers, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:30.

Ekipi nga Suhareka nuk ka alternativë tjetër pos fitores, shkruan “Gazeta Express”.

Në konferencë për shtyp dje folën trajneri Orges Shehi dhe mbrojtësi Arbër  Potoku, të cilët e shfaqën ambicien për të dalë me rezultat pozitiv nga përballja e sontme.

“Është një takim me eliminimin që ka edhe një ndeshje kthimi dhe patjetër që ne do të mundohemi të bëjmë zotin e shtëpisë. Të luash në shtëpi duhet të jetë ajo egërsia dhe përqendrimi maksimal. Duhet t’i bëjmë gjërat mirë dhe me kujdes në kokë duke menduar edhe për ndeshjen e kthimit pasi nuk mbyllet asgjë nesër dhe mendoj se vlerësimi i situatës dhe përqendrimi në çdo moment të lojës është ajo që mund të na japë atë që kërkojmë, rezultatin pozitiv”, theksoi Shehi.

“Fakti që jemi këtu ku jemi, besoj se edhe ne kemi gjasat tona. Kemi krijuar eksperiencë në këto gara, por edhe kundërshtari merr pjesë në gara evropiane. Vjet ka pasur suksesin më të madh apo historik të klubit duke kaluar grupin në Ligën e Konferencës. Do të jetë përballje e vështirë, duke ditur se janë në ritëm të kampionatit kurse ne kemi zhvilluar vetëm dy ndeshje. Ne duhet ta shfrytëzojmë përparësinë e terrenit vendës dhe qëllimi ynë është të vazhdojmë tutje”, deklaroi Potoku.

Ballkani do të mundohet ta përsërisë suksesin e jashtëzakonshëm të viteve më parë kur kishte shkuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Në vitin e kaluar ishte eliminuar në rrethin e tretë kualifikues, ndërsa tash këtë ekip e ndajnë dy turne nga faza e ligës, e cila nga viti i kaluar po e zëvendëson fazën e grupeve.

Edhe ekipi irlandez ka ardhur në Kosovë me ambicie për të fituar ndaj kampionit të trefishtë kosovar.

Në rast se e eliminon Shamrockun, Ballkani në fazën e “play-off” do të luajë me Larna ose me Santa Clara. /Gazeta Express