Ballkani shkon në pushim me epërsi meritore kundër Klaksvik - Gazeta Express
string(59) "ballkani-shkon-ne-pushim-me-epersi-meritore-kunder-klaksvik"

Futboll

Gazeta Express

04/08/2022 20:53

Ballkani shkon në pushim me epërsi meritore kundër Klaksvik

Futboll

Gazeta Express

04/08/2022 20:53

Kampioni i Kosovës është shkuar me një epërsi solide në pushim të pjesës së parë, ku po fiton 2-0 kundër Ki Klaksvik

Fillimi i pjesës së parë ishte më e mirë për mysafirët që patën dy raste të mira.

Lexo Edhe:

Por, mandej kampioni kosovar bëri ndeshje të mirë dhe arriti që të shënonte edhe dy gola.

Fillimisht ishte Nazmi Gripshi që shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 30-të pas një superasistimi të Dellovës.

Ballkani vazhdoi presionin dhe shënoi edhe golin e dytë në minutën e 41-të.

Ermal Krasniqi mori një top të mirë në krahun e djathtë për të pasuar të Meriton Korenica i cili porsa lirohet nga mbrojtja shënon një gol të bukur për epërsinë 2-0. /GazetaExpress/