Ballkani ka shënuar fitore në derbin e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, kundër Gjilanit.
Kampionët në fuqi triumfuan në udhëtim me rezultatin 0:3, shkruan Gazeta Express.
Ballkani pas kësaj fitore ka 33 pikë dhe vazhdon të jetë i dyti në tabelë, me pesë pikë më pak se liderja, Drita.
Bajram Jashanica (37’) dhe Ermal Krasniqi (67’, 89’) shënuan në fitoren e “Xhebrailave”.
Vlen të theksohet se skuadra nga Suhareka ka tri ndeshje më pak.
Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 27 pikë. /Gazeta Express/