Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ballkani, Prishtina, Egnatia, Vllaznia, Dinamo City e Deçiçi janë skuadrat shqiptare që luajnë sonte.
Pas fitores në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, Ballkani në Maltë kërkon ta ruajë rezultatin e përballjes së parë 2:4.
Prishtina mori një barazim pa gola në Irlandën e Veriut ndaj Larnes javën e kaluar dhe kërkon ta sigurojë kualifikimin tutje sonte në ndeshjen që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.
Egnatia përballet me Dinamo Minsk në shtëpi, teksa në ndeshjen e parë triumfoi 2:0 dhe ka epërsi të madhe.
Fitore në ndeshjet e para shënuan edhe dy skuadrat tjera shqiptare, Dinamo City dhe Vllaznia.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja triumfoi 1:2 në udhëtim ndaj Atletic Escaldes të Andorrës.
Kurse, ekipi nga Shkodra, Vllaznia fitoi 2:1 në shtëpi, kurse sonte përballet në Islandë ndaj Vikingur Reykjavik.
Ekipi shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi, Deçiçi e ka misionin më të vështirë, pasi ndeshet me ekipin e Rapidit në Vjenë, teksa në ndeshjen e parë pësoi humbje 2:0.