Ballkani pëson sërish nga Viktoria Plzen, por mbetet në garë për kualifikim - Gazeta Express
string(74) "ballkani-peson-serish-nga-viktoria-plzen-por-mbetet-ne-gare-per-kualifikim"

Futboll

Gazeta Express

30/11/2023 20:39

Ballkani pëson sërish nga Viktoria Plzen, por mbetet në garë për kualifikim

Futboll

Gazeta Express

30/11/2023 20:39

Ballkani ka pësuar humbjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, kampioni i Kosovës pësoi minimalisht 1:0 nga liderja e grupit, Viktoria Plzen.

Ballkani pati mundësitë e tij në pjesën e parë, ndërsa goli erdhi pas një dalje të gabuar të portierit, Enea Koliqi.

Kësisoj, Ballkani mbetet i fundit në tabelë me katër pikë, aq sa ka edhe Astana në vendin e dytë.

Dinamo Zagreb është i dyti me gjashtë, kurse lider i grupit është Viktoria Plzen me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani përballet me Dinamo Zagrebin në Kroaci.

Në rast fitoreje dhe barazimi apo humbje të Astanas ndaj Viktoria Plzen, Ballkani do të mund të kualifikohej në fazën e eliminimit direkt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement