Ballkani Perëndimor do të jetë prioritet i Komisionit Evropian për vitin 2020 - Gazeta Express
string(77) "ballkani-perendimor-do-te-jete-prioritet-i-komisionit-evropian-per-vitin-2020"

Ballkani Perëndimor do të jetë prioritet i Komisionit Evropian për vitin 2020

Gazeta Express

29/01/2020 15:19

Komisioni Evropian sot e miratoi  programin e saj të punës për vitin 2020, në të cilin mes prioriteteve  janë cituar edhe fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Siç lajmëroi korrepsondentja e MIA-s nga Brukseli, programi i punës së Komisionit Evropian përfshin hapa konkret  të cilat trupi ekzekutiv i BE-së do t’i ndërmarrë gjatë vitit  për t’i realizuar përpjekjet  politike  të formuluara në fillim të mandatit. Ato janë tranzicioni ekologjik, shoqëria digjitale,  qëndrueshmëria më e madhe  e ekonomisë, si dhe roli më i fuqishëm i Bashkimit Evropian në skenën globale.

Lexo Edhe:

Pikërisht në këtë pjesë gjendet edhe zgjerimi i fillimit  më specifik të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në vitin 2020.

“Bashkimi Evropian është përkushtuar ta thellojë partneritetin me Ballkanin Perëndimor, rajon me të cilin  ndan shumë. Perspektiva  inkuadruese kredibile për rajonin  është nga vlera e madhe strategjike për Bashkimin Evropian dhe për vetë rajonin, ko do të konfirmohet  në kontributin  e Komisionit  në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb në maj të vitit 2020”, qëndron në  programin e punës të Eurokomisionit për këtë vit.

Komisioni Evropian premton se do të “vazhdojë të shtyjë për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ndërsa paralelisht  do të përkushtohet në përmirësimin e procesit të anëtarësimit në BE, përmes  metodologjisë së re dhe korrnizës  së përforcuar investuese.

Ballkani Perëndimor dhe Afrika janë prioritetet kryesore  i këtij Komisioni Evropian në pjesën e politikës së jashtme dhe rolit të BE-së në botë. BE-ja do të vazhdojë të luftojë” për “rend të themeluar në rregulla” dhe të gjitha iniciativat e programit të punës do të kenë  dimension të jashtëm të fuqishëm që të përforcohet roli gjeopolitik i Komisionit Evropian.

“Ky Komision është përkushtuar të ballafaqohet me sfidat e gjeneratave sikur ndryshimet klimatike, digjitalizimi dhe migrimi, jemi të përkushtuar të dorëzojmë  për paktin e gjelbër evropian dhe t’i përmirësojmë shanset  e qytetarëve evropian dhe bizneset  në transformimin digjital, ky program i punës do të ndihmojë  të ndërtohet Unioni,  i cili synon më shumë”, kumtoi  kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.

Programi i punës për vitin 2020 përmban edhe perspektiva afatgjate që të sigurohet roli i BE-së në skenën globale në mënyrë të  përhershme, porositi  eurokomisari i obliguar për Çështje interinstitucionale, Marosh Shefçoviç./GazetaExpress/