Ballkani po vazhdon përgatitjet për garat evropiane dhe për sezonin e ri në Superligë.
Klubi suharekas së fundmi ka njoftuar për largimin nga skuadra të tre futbollistëve, shkruan Gazeta Express.
Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha janë futbollistët e larguar.
“Klubi i dëshiron suksese çdo njërit prej tyre në vazhdimësi të karrierës, duke vlerësuar gjithçka kanë dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e jona”, thuhej ndër tjera në njoftim.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...