Ballkani niset me optimizëm drejt Turqisë, synon rezultat pozitiv ndaj Sivassporit në Ligën e Konferencës - Gazeta Express
string(104) "ballkani-niset-me-optimizem-drejt-turqise-synon-rezultat-pozitiv-ndaj-sivassporit-ne-ligen-e-konferences"

Ballkani niset me optimizëm drejt Turqisë, synon rezultat pozitiv ndaj Sivassporit në Ligën e Konferencës

Futboll

Gazeta Express

05/10/2022 10:26

Ballkani po e pret me optimizëm ndeshjen me Sivassporin, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kontingjenti i ekipit kosovar është nisur sot drejt Turqisë, ku nesër mbrëma do të përballet me skuadrën nga Superliga e atjeshme, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Sivasspor, ne po vijmë. FC Ballkani, krenaria e Kosovës”, ka shkruar klubi “Portokalli” në rrjetet sociale, duke ia përcjellë këtij shkrimi edhe disa foto nga nisja e ekipit për në tokën turke, shkruan “Gazeta Express”.

Kampioni kosovar është pjesë e Grupit G në Ligën e Konferencës, ku gjendet në vendin e tretë me një pikë nga dy ndeshje.

Therandasit synojnë të dalin sa më mirë nga dueli i nesërm, i cili do të fillojë në orën 18:45.

Kjo është hera e parë që Ballkani merr pjesë në garat evropiane dhe menjëherë e shkroi historinë duke shkuar në fazën e grupeve të një gare evropiane. /Gazeta Express/