Ballkani e ka nisur afatin kalimtar të verës me dy transferime të shtunën, duke e sjellë në skuadër sulmuesin Mevlan Zeka dhe portieri Kenan Haxhihamza.
Pasi e humbi garën e zjarrtë për titull të kampionit të Superligës dhe Kupës së Kosovës, Ballkani ka nisur punën gjatë afatit kalimtar të verës për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, raporton Gazeta Express.
Klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se i ka transferuar në skuadër sulmuesin Mevlan Zeka dhe portierin Kenan Haxhihamza
“Të dashur tifoz, Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit Sulmuesi Mevlan Zeka dhe Portieri Kenan Haxhihamza jan ardhja më e re tek FC Ballkan”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.
“Sot nënshkruam kontratën 2 vjeqare me Zekën dhe për 3 vite me Haxhihamzën për të vazhduar karrierën në klubin tonë. Mevlan Zeka së fundmi ishte pjesë e KF Feronikelit. Kenan Haxhihamza së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit”.
“Të dyve i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkëpunim të mirëfilltë me klubin tonë. Na priftë e mbara Suharekë”. /Gazeta Express/
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...