Klubi i Ballkanit ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit defensiv boshnjak, Anel Šabanadžović, i cili pritet të luajë një rol kyç në vazhdimin e sezonit.
26-vjeçari Šabanadžović vjen në Kosovë me përvojë ndërkombëtare, pasi ka kaluar më parë tek klubet Željezničar dhe AEK Athens, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Omonia 29 në kampionatin qipriot.
Lojtari është produkt i akademisë së Željezničar dhe ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e kombëtares së Bosnjë e Hercegovinës.
Me këtë transferim, Ballkani forcon mesfushën, duke sjellë një lojtar me eksperiencë evropiane, i cili pritet të japë kontribut të menjëhershëm në objektivat e klubit për këtë sezon.
Ballkani rikthehet në aksion nesër në Superligë, me ndeshjen që luhet në kuadër të xhiros së 25-të ndaj Prishtinës së Re.
Skuadra e drejtuar nga Mislav Karoglan është e para në tabelë e 42 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë./GazetaExpress/