Ballkani ndan rrugët me Orges Shehin - Gazeta Express
string(36) "ballkani-ndan-rruget-me-orges-shehin"

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 21:52

Ballkani ndan rrugët me Orges Shehin

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 21:52

Ballkani ka zyrtarizuar sot ndarjen me trajnerin Orges Shehi, i cili nuk do të vazhdojë më në krye klubit kosovarë.

Largimi i tij vjen pas ndeshjes kundër Drenicës, ku tekniku shqiptar informoi lojtarët dhe drejtuesit se kishte planifikuar të tërhiqej gjatë muajit janar, shkruan Gazeta Express.

Për shkak të nevojës për stabilitet të brendshëm dhe për të shmangur pasiguritë brenda skuadrës, kryesia e Ballkanit vendosi që largimi i tij të formalizohej menjëherë.

“Klubi falënderon Orges Shehin për punën dhe kohën e kaluar te FC Ballkani, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës,” thuhet në njoftimin e klubit.

Deri në një vendim tjetër lidhur me drejtimin e skuadrës së parë, ekipin do ta udhëheq trajneri i U21, Edon Gashi. /GazetaExpress/