Ballkani – Malisheva, mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat - Gazeta Express
string(56) "ballkani-malisheva-mbyllet-pjesa-e-pare-me-kete-rezultat"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 13:53

Ballkani – Malisheva, mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 13:53

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së fundit të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Malishevës, e cila po luhet në Suharekë.

Udhëtuesit po avancojnë me rezultat 2:1 pas 45 minutash lojë, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, therandasit kaluan të parët në epërsi me Bleart Tolajn, i cili e mori një asistim perfekt nga Almir Kryeziu.

Mirëpo, udhëtuesit u rikthyen furishëm për të përmbysur gjithçka.

Ata fillimisht i barazuan shifrat me Samuel Opeh, në një rast diskutabil, ku u shikua rasti edhe me VAR.

Ndërkaq, golin e dytë të Malishevës e shënoi Assane Diatta në minutën e 37-të.

Pjesa e dytë pritet të jetë mjaft interesante.

Nëse mposhtet në shtëpi, Ballkani do të mbetej në krye të tabelës, por me pikë të njëjta me Prishtinën dhe një pikë përpara Dritës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement