Ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit ’74 ka përfunduar ditën e premte të javës së kaluar, por ende nuk është regjistruar në FFK.
Ndeshja në fushë ishte kryer me barazim prej 1-1, shkruan “Gazeta Express”.
Arsye për këtë thuhet të jetë ankesa e Ballkanit pas aktivizimit të një lojtari nga ana e klubit nga Drenasi, i cili sipas Ballkanit nuk ka të drejtë loje.
Nga Ballkani kanë konfirmuar për “Gazetën Express” se e kanë dërguar ankesën në FFK dhe po presin për një vendim nga ana e federatës.
“Ai ende figuron si lojtar në Zvicër. Lëndën e kemi dërguar në FFK menjëherë pas ndeshjes”, kanë thënë nga klubi për “Express”.
Sipas Ballkanit, bëhet fjalë për lojtarin Lavdim Zumberi, i cili u paraqit në ndeshjen e së premtes, derisa klubi nga Suhareka thotë se lojtari ende figuron si lojtar në Zvicër.
Lavdim Zumberi ishte prezantuar te Feronikeli ’74 më 18 tetor të vitit 2024.
Dhe, vetëm pas 4 muajsh po dyshohet që ky lojtar nuk ka pasur të drejtë loje pasi nuk është regjistruar në sistemin TMS.
Në rast se kjo ankesë pranohet nga FFK-ja, atëherë distanca e pikëve mes Ballkanit dhe Dritës do të shkurtohej në 8 pikë.
Për momentin, Ballkanit ka 37 pikë të tubuara, derisa Drita ka 47./GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...