string(56) "ballkani-i-ndan-rruget-me-drejtorin-sportiv-omer-bunjaku"

Futboll

Gazeta Express

27/05/2025 13:15

Ballkani i ndan rrugët me drejtorin sportiv Omer Bunjaku

Futboll

Gazeta Express

27/05/2025 13:15

Omer Bunjaku nuk është më drejtor sportiv i Ballkanit.

Nënkampioni i Kosovës ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se do t’i ndajë rrugët me drejtorin e deritashëm.

Kontrata mes palëve ka skaduar tashmë dhe ato nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Faleminderit, Omer Bunjaku. Pas përfundimit të kontratës me drejtorin sportiv, në mirëkuptim të ndërsjellë kemi vendosur që të mos e vazhdojmë më tej bashkëpunimin. E falënderojmë Drejtorin për kontributin e dhënë gjatë periudhës së angazhimit të tij dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm!”, njofton klubi Portokalli.

Bunjaku ka kontribuuar në sukseset e fundit të ekipit nga Suhareka, i cili u shpall tri herë radhazi kampioni i Kosovës dhe arriti suksese historike në garat evropian. /Gazeta Express