Ballkani gabon prapë, Malisheva fiton ndaj Feronikelit 74 - Gazeta Express
string(56) "ballkani-gabon-prape-malisheva-fiton-ndaj-feronikelit-74"

Ballkani gabon prapë, Malisheva fiton ndaj Feronikelit 74

Futboll

Gazeta Express

24/02/2024 14:59

Ballkani po vazhdon me paraqitje të dobëta në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i Kosovës barazoi në shtëpi 1:1 me Gjilanin, në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit kosovar.

Lexo Edhe:

Edvin Kuc kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19-të, por Gjilani barazoi në minutat shtesë të pjesës së parë nga penalltia.

Deri në fund, Ballkani tentoi të shënonte golin e fitores, por nuk e arriti.

Me këtë barazim, Ballkani tani ka 45 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Llapi që luan nesër dhe ka mundësi të marrë primatin.

Kurse, Gjilani mbetet i teti me 22 pikë të tubuara.

Fitore të rëndësishme sot arriti Malisheva që në shtëpi e mposhti Feronikelin 74 me rezultat 2:1.

Feronikeli i Shefki Kuqit ishte fillimisht në epërsi me një gol të Robert Rrahmanit në minutën e 60-të, por vendasit arritën të përmbysin gjithçka në fund.

Fillimisht Drilon Hazrollaj barazoi nga penalltia në minutën e 78-të, kurse ishte pikërisht Hazrollaj që realizoi në minutën e 89-të për tri pikët e radhës.

Kjo fitore e dërgon Malishevën në kuotën e 38 pikëve në vendin e katërt, duke iu afruar tri ekipeve të para.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 mbetet në vendin e shtatë me 23 pikë të grumbulluara.