Ballkani fiton pastër ndaj Llapit, shkëlqen Krasniqi - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

18/09/2021 18:37

Ballkani fiton pastër ndaj Llapit, shkëlqen Krasniqi

Futboll

Gazeta Express

18/09/2021 18:37

Ballkani ka arritur fitore të pastër ndaj Llapit me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dy golat për vendasit i realizoi Ermal Krasniqi, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fillimisht Krasniqi realizoi në minutën e 13-të të ndeshjes, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi me rreth 30 minuta vonesë, teksa u vendos që të zbrasej stadiumi dhe ndeshje të vazhdonte pa praninë e tifozëve.

Gjasat për pikë nga kjo ndeshje u zbehën dukshëm kur Arbnor Ramadani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të të ndeshjes.

Golin e dytë Krasniqi e realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes, 90+3.

Me këtë fitore, Ballkani merr primatin në tabelë me 11 pikë pas pesë xhirove, ndërkaq Llapi mbetet i parafundit me vetëm dy sosh. /Gazeta Express/