Ballkani fiton më shumë vështirësi kundër Klaksvik - Gazeta Express
string(50) "ballkani-fiton-me-shume-veshtiresi-kunder-klaksvik"

Futboll

Gazeta Express

04/08/2022 21:57

Ballkani fiton më shumë vështirësi kundër Klaksvik

Futboll

Gazeta Express

04/08/2022 21:57

Kampioni i Kosovës ka fituar me rezultat 3-2 kundër Ki Klaksvik të Ishujve Faroe, në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë. Gripshi (30), Korenica (41) dhe Albion Rrahmani (50) shënuan për Ballkanin kurse për musafirët golat i shënoi Klettskard (69, 88)

Ballkani mezi ka fituar në playoff të Ligës së Konferencës pasi që ka mposhtur me rezultat 3-2 skuadrën e Ishujve Faroe, Klaksvik.

Lexo Edhe:

Pjesa e parë e kësaj ndeshje filloi shumë më mirë për Klaksvikun të cilët rrezikuan portën e portierit Ljuljanovic.

Por, Ballkani filloi t’i tregojë cilësitë e veta në vazhdim duke bërë vazhdimisht presion të kundërshtari të cilët mbroheshin me të gjithë lojtarët.

Goli i parë në këtë ndeshje ishte një gol me një aksion model. Dellova bëri një pasim perfekt për Nazmi Gripshin i cili shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 30-të të ndeshjes.

Ballkani vazhdonte të dominonte me posedim dhe aksione kurse skuadra mysafire e kishte problem që ta merrte topin.

Si rezultat i presion, Ermal Krasniqi fiton një top të mirë në zonë e ku pason për Meriton Korenicën.

Korenica lirohet mirë nga mbrojtja e Klaksvik duke shënuar një gol të bukur me të majtën e tij në minutën e 41-të të ndeshjes.

Me këtë epërsi Ballkani shkon në pushime të pjesës së parë.

Pjesën e dytë Ballkani prapë e fillon më mirë dhe menjëherë e rrezikon portën e kundërshtarit duke bërë presion të vazhdueshëm.

Pikërisht pas pesë minutave lojë, Albion Rrahmani bëri një goditje të fuqishme në drejtim të portës së Klaksvik për të shënuar një gol të bukur në minutën e 50-të të takimit.

Pas kësaj minute, Ballkani u tërhoq paksa dhe nuk rrezikonte shpesh portën kundërshtare.

Këtë e shfrytëzuan skuadra mysafiret të cilët vazhdimisht kërkonin golin me anë të ndërprerje.

Teknika e Klaksvik funksionoi dhe ata arritën që të shënojnë në minutën e 69-të të ndeshjes ku shënoi Klettskard.

Ballkani filloi të kthehet në lojë duke rrezikuar disa herë por pa rezultat, ndërkohë Klaksvik vazhdonte me taktikën e tyre për të shënuar gola nga ndërprerjet.

Kështu goli i tyre i dytë erdhi në minutën e 88-të dhe u shënua nga i njëjti futbollistë.

Minutat e fundit për Ballkanin ishin të ethshme por në shtesa të ndeshjes me karton të kuq u ndëshkua një lojtar i Klaksvikut.

Ballkani rrezikoi në minutat e fundit të ndeshjes por nuk arriti që të bënte më shumë dhe tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet në Ishujt Faroe. /GazetaExpress/