Ballkani fiton me dramë kundër Feronikelit, Gjilani fiton në Podujevë - Gazeta Express
string(68) "ballkani-fiton-me-drame-kunder-feronikelit-gjilani-fiton-ne-podujeve"

Gazeta Express

23/09/2020 18:03

Ballkani fiton me dramë kundër Feronikelit, Gjilani fiton në Podujevë

Gazeta Express

23/09/2020 18:03

Ka vazhduar me ritëm të njëjtë Superliga në Kosovë, ku edhe këtë javë ka pasur befasira. Ballkani e ka fituar bindshëm ndeshjen kryesore të kësaj jave

Ballkani-Feronikeli 3-2

Lexo Edhe:

Ballkani e ka mposhtur Feronikelin në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Daku e nisi serinë e golave qysh herët duke shënuar në minutën e pestë të ndeshjes, duke konfirmuar kështu formën e mirë të tij.

Daku do ta realizonte edhe golin e dytë për Ballkanin në minutën e 34-të.

Ndeshja u ndërpre për një moment pasi që kishte publikë në stadium.

Në pjesën e dytë prapë ishte Ballkani që dominoi duke shënuar gol në minutën e 64-të dhe ku prapë golashënues ishte Daku duke kompletuar kështu het-trikun.

Megjithatë, kur u mendua që Ballkani do ta fitonte këtë lojë, Feronikeli shënon dy gola të shpejtë, një në minutën e 85-të dhe 88-të me Marclei.

Kjo është fitorja e dytë e Ballkanit, kurse Feronikeli u njoftua me humbjen e parë këtë sezon.

Llapi-Gjilani

Një derbi tjetër është zhvilluar në Podujevë në mes Llapi-Gjilani.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola 0-0.

Në pjesën e dytë Gjilani ishte më I mirë dhe arriti që të shënoi Darko Nikac në minutën e 62-të.

Me këtë rezultat do të përfundonte edhe ndeshja ku Gjilani do ta realizonte fitoren e parë të madhe për sivjet. /GazetaExpress/