Ballkani fiton Kupën, përfitojnë Malisheva, Llapi e Drita - Prishtina mbetet jashtë Evropës - Gazeta Express
string(87) "ballkani-fiton-kupen-perfitojne-malisheva-llapi-e-drita-prishtina-mbetet-jashte-evropes"

Futboll

Gazeta Express

22/05/2024 19:22

Ballkani fiton Kupën, përfitojnë Malisheva, Llapi e Drita – Prishtina mbetet jashtë Evropës

Futboll

Gazeta Express

22/05/2024 19:22

Me humbjen e sotme në finale të Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina humbet gjasat për paraqitje në garat evropiane.

Ballkani triumfoi në finale pas ekzekutimit të penalltive, duke lënë Prishtinën jashtë Evropës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E në vend të saj tani në Evropë do të paraqitet Malisheva si e katërta në tabelë për herë të parë në histori të klubit.

Ballkani tani do të paraqitet në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Llapi, si vendi i dytë (nëse mbetet deri në fund të sezonit) shkon në kualifikime për Ligën e Evropës.

Drita, si vendi i tretë (nëse mbetet deri në fund të sezonit) shkon në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kurse, Malisheva garon në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.