Ballkani e zyrtarizon trajnerin e ri, Mislav Karoglan - vjen nga Kroacia - Gazeta Express
string(69) "ballkani-e-zyrtarizon-trajnerin-e-ri-mislav-karoglan-vjen-nga-kroacia"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 21:45

Ballkani e zyrtarizon trajnerin e ri, Mislav Karoglan – vjen nga Kroacia

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 21:45

Tri herë kampioni i Kosovës, Ballkani e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, pas largimit të Orges Shehut.

Ballkani ka njoftuar se trajneri i ri i skuadrës do të jetë kroati Mislav Karoglan.

Së fundmi, Karoglan ishte në krye të Sheriff Tiraspolit, teksa më herët në karrierën e tij e ka drejtuar edhe Hajduk Splitin.

“FC Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar kështu një moment historik për klubin tonë, me kroatin që është trajneri parë i huaj që drejton FC Ballkanin. Kontrata e tij me klubin është nënshkruar për dy vjet e gjysmë.

Karoglan, 43 vjeç, vjen në Suharekë me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Ai ishte kryetrajner i klubit të njohur kroat 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐮𝐤 𝐒𝐩𝐥𝐢𝐭 në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24, ndërsa edicionin e kaluar 2024–25 ka drejtuar kampionin e shumëfishtë moldav 𝐒𝐡𝐞𝐫𝐢𝐟𝐟 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐬𝐩𝐨𝐥, me të cilin ka garuar edhe në arenën ndërkombëtare. Përpara këtyre angazhimeve, ai ka udhëhequr edhe skuadra të tjera nga elita e futbollit kroat, si Zadar dhe Istra 1961, duke ndërtuar një profil të fortë si trajner modern.

Trajnerit Karoglan i urojmë mirëseardhje dhe shumë fat e suksese në krye të ekipit tonë, duke besuar se puna e tij do të sjellë energji të re dhe rezultate pozitive për FC Ballkanin”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit.

Ballkani momentalisht është i dyti në Superligën e Kosovës, me 23 pikë të tubuara nga 14 ndeshje – tri më pak se Prishtina që është e para./GazetaExpress/