FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të talentuar Elvis Letaj, një prej emrave më premtues të Kosovës U21. Klubi nga Suhareka e ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikate zyrtare, duke theksuar se 21-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës në sezonin e ri.
Letaj, i njohur për shpejtësinë, vendosmërinë dhe disiplinën taktike, vjen nga kampionati kroat dhe shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv të Ballkanit, në prag të sfidave të rëndësishme në garat evropiane dhe kampionatin vendor.
Ky transferim dëshmon ambicien e kampionëve të Kosovës për të vazhduar me rezultate pozitive në skenën ndërkombëtare dhe për të mbajtur ritmin e lartë në Superligë.
“Mirë se erdhe Elvis!”, përfundon njoftimi i klubit, i cili duket se ka gjetur një hallkë të re të rëndësishme për mbrojtjen në sezonin që po afrohet./GazetaExpress/