Ballkani e transferon mbrojtësin Elmando Gjini - Gazeta Express
string(46) "ballkani-e-transferon-mbrojtesin-elmando-gjini"

Futboll

Gazeta Express

20/08/2024 15:14

Ballkani e transferon mbrojtësin Elmando Gjini

Futboll

Gazeta Express

20/08/2024 15:14

Klubi i futbollit Ballkani është bërë me qendërmbrojtës të ri.

Gazeta Express mëson se klubi nga Suhareka e ka transferuar futbollistin nga Teuta e Durrësit, 21 vjeçarin Elmando Gjini.

Për futbollistin 197 centimetra të gjatë, kampioni i Kosovës i ka paguar 120 mijë euro klauzolë, në mënyrë që të lirohet nga kontrata me klubin durrësak, mëson Gazeta Express.

Gjini aktualisht është pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ndërsa vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 300 mijë euro.

Ballkani synon ta mbrojë titullin e kampionit në Kosovë, ndërsa në dy xhirot e para të sezonit të ri i ka grumbulluar 4 pikë, prej tyre 1 fitore e 1 barazim. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement