Ballkani e Prishtina e nisin fuqishëm Superligën e Kosovës - Gazeta Express
string(58) "ballkani-e-prishtina-e-nisin-fuqishem-superligen-e-kosoves"

Ballkani e Prishtina e nisin fuqishëm Superligën e Kosovës

Gazeta Express

19/09/2020 17:56

FC Ballkani dhe FC Prishtina e kanë nisur fuqishëm Superligën e Kosovës. FC Ballkani e ka mundur në Pejë FC Besën me rezultat 1-4, kurse në kryeqytet Prishtina e ka dominuar dhe e ka mundur Drenicën

FC Ballkani ka treguar se edhe sivjet do të jetë një skuadër e fortë në Superligë, pasi që e ka mundur me rezultat të thellë Besën e Pejës.

Lexo Edhe:

FC Besa Pejë – FC Ballkani 1-4

Katër gola janë shënuar sot në stadiumin Shahim Haxhislami në Pejë, ku skuadra nga Suhareka, FC Ballkani e ka deklasuar skuadrën pejane me një rezultat të thellë prej 0-4. Serinë e golave për Ballkanin e filloi Ermal Krasniqi me një supergol me gërshërë.

Me rezultat të ngushtë do të përfundonte pjesa e parë kurse në pjesën e dytë Mirlind Daku do të shënonten het-trik.

Fillimisht ai do të shënonte në minutën e 50-të. Daku do të shënonte edhe tre minuta më vonë kurse het-trikun do ta shënonte nga penalltia në minutën e 68-të.

Krejt në fund, Besa do ta shënonte një gol në minutën e 90-të për rezultat 1-4. Gol do të shënonte Gentrit Salihu.

FC Prishtina – KF Drenica 0-3

Prishtina po ashtu ka zhvilluar një superndeshje kundër Drenicës sonte në Fadil Vokrri.

Prishtinasit nuk e nisën mirë këtë takim por shpejt kthehen në lojë duke bërë presion të jashtëzakonshëm në mbrojtjen drenicase.

Ky presion u shpërblye në minutën e 31-të ku me kokë do të shënonten Leutrim Bekteshi.

Me të filluar pjesa e dytë, Endrit Krasniqi do të shënonte gol të bukur në minutën e 46-të, kurse Otto John do të shënonte golin e tretë në minutën e 73-të. /GazetaExpress/