Nënkampioni i Kosovës, Ballkani nesër e nis rrugëtimin evropian në Ligën e Konferencës.
Ballkani do ta nisë nga rrethi i dytë kualifikues i këtij kompeticioni dhe përballë do të ketë Florianan, që vjen nga Malta.
Një ditë para ndeshjes, në konferencë për shtyp kanë folur trajneri, Orges Shehi dhe qendërmbrojtësi, Bajram Jashanica.
Shehi thotë se e respekton në maksimum kundërshtarin e nesërm.
“Përveç faktit se ne po e nisim nga raundi i dytë, kundërshtari ynë tashmë ka luajtur dy ndeshje dhe kemi pasur mundësi ta përcjellim. Kundërshtari ka lojtarë të mirë e cilësorë, dhe e ka vlerësimin tonë maksimal. Në Evropë të gjitha ndeshjet janë të vështira, janë ndeshje që kërkojnë përqëndrim maksimal”, tha ai.
Tutje, Jashanica tha se përgatitjet për ndeshjet e Evropës kanë shkuar shumë mirë, teksa për kundërshtarin ka thënë se nuk duket nënvlerësuar.
“Edhe këtë vit, si më herët kemi ekip shumë të mirë, kemi afruar lojtarë, dhe jemi përgatitë shumë mirë për këto ndeshjet e Evropës. Eksperienca e disa lojtarëve shpresoj dhe besoj që do të na ndihmojë në arritjen e objektivit. Asnjë kundërshtarë në Evropë nuk duhet nënvlerësua”, tha Jashanica.
Ballkani i bënë konak nesër Florianas me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Maltë./GazetaExpress/