Ballkani dhe Drita i kanë mësuar ekipet kundërshtare në rast se kualifikohen eventualisht në play-offin e Ligës së Konferencës.
Therandasit dhe gjilanasit janë kualifikuar në rrethin e tretë kualifikuar ndërsa kampionët në fuqi, nëse shkojnë tutje do të përballen me humbësin e duelit Lincoln Red Imps – Dinamo Minsk, shkruan “Gazeta Express”.
Por, paraprakisht, ekipi Portokalli në rrethin e tretë do të ketë punë me ekipin irlandez, Larne.
Kurse, “Bardhekaltrit” për kundërshtar në rrethin e tretë do ta kenë ekipin nga Letonia, Auda.
E në play-offin eventual do të përballeshin me fituesin e përballjes Legia Varshava – Brondby. /Gazeta Express/